Justin Bieber, i dedikon këngë ndarjes nga Selena Gomez

Justin Bieber ka shkruar një këngë dedikuar ndarjes së tij nga Selena Gomez.Nën titullin "Nothing Like Us" kënga do të jetë pjesë e albumit akustikë të këngëtarit "Believe", i cili do të publikohet gjatë kësaj jave."Nothing Like Us" është njëra nga tre këngët e reja të këngëtarit."Tregon gjithë historinë se si ai u nda me Selenën, se si ajo e ka lutur t'i kthehej, dhe pastaj ai vendosi se kështu do të jetë më mirë. Kjo është përgjigjja e tij për Selena-n", u shpreh një i afërt i këngëtarit.Justin dhe Selena ishin në lidhje dashurie për dy vite para se të ndaheshin pak para vitit të ri.