Kurbin, lumi Drojë devijon rrjedhën, gërryerja po izolon banorët e Shpërdhetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2014, 13:07
Kurbin - Në Shpërdhet të Kurbinit, po ndryshon rrjedha e lumit Drojë, që kalon pranë fshatit. Gërryerjet që zgjasin prej vitesh nga marrja e inerteve, ka sjellë erozionin që nuk ka kursyer as rrugën e fshatit, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë.Kryeplaku i fshatit, Vath Përmyrta, thotë se përveç rrugës, erozioni po dëmton edhe objektet, si shkollën apo banesa.Rruga e fshatit Shpërdhet ka kapacitet për mjete të vogla, por kamionët e ngarkuar me inertet lumore, kanë kaluar duke e shkatërruar.Në stinën e reshjeve, lumi Drojë bëhet problematik, pasi jo pak herë ka dalë nga shtrati duke përmbytur kryesisht tokat bujqësore, ndërkohë që edhe barrierat e dikurshme, janë shembur nga furia e ujit./nzh/oranews online/