Shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohen 5 shqiptarë

Itali-Një  operacion i Guardia di Finanza, ka arrestuar 5 shtetas shqiptarë për trafik droge, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 300 kilogram marijuanë.Sipas policisë italiane, droga trafikohej mes Shqipërisë dhe Italisë, kryesisht në provincat e Barit kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.Mediat italiane bëjnë të ditur dy prej emrave, ata janë: Vidjan Gjoni dhe Rrok Qushku.Gjatë hetimeve të mëvonshme financiare është arritur që te gjenden 40 kilogramë  marijuanë dhe 26 mijë eur.Operacioni u zhvillua në Bari dhe në këtë trafik është i përfshirë edhe një shtetas maqedonas.