Shkodër, ish të përndjekurit kritika drejtuesve: Nuk po marrim dëmshpërblimin
Shkodër - Takimi në mjediset e Shoqatës së ish të Përndjekurve Politik në Shkodër për shpjegimin e procedurave të dëmshërblimit të kësaj shtrese, u shoqërua me kritika, në drejtim të drejtorit të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Bilal Kola. Ish të përndjekurit e Shkodrës kërkuan shpjegim për këstet e dëmshpërblimit.Kritikat vijuan kur u kërkua qëndrimi i drejtorit Kola mbi shfaqjen e portretit të ish diktatorit Enver Hoxha në ceremoni ku marrin pjesë drejtues të lartë të mazhorancës.Kola si kundërpërgjigje nuk harroi t'ju kujtoi ish të përndjekurve atë që në 8 vite bëri qeveria Berisha.Nga 15 milion dollarë që është akorduar fondi i dëmshpërblimit për këtë vit, në 2015 pritet që ai të shkojë në 20 mln dollarë, ku 70% do të shkojë për të gjallët dhe 30 % për trashëgimtarët.