Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës Holandë-Shqipëri, 36 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2014, 20:05
Itali- Policia italiane shkatërron një rrjet ndërkombëtar të narkotikëve Shqipëri-Holandë. 36 persona, kryesisht shqiptarë, kanë rënë në pranga, ndërsa u sekuestruan 2 tonë droge.Rrjeti i trafikantëve i cili drejtohej nga dy shqiptarë M. A i njohur si “Sokoli” dhe B. K ishin në gjendje për të transportuar çdo lloj substance narkotike, shpesh në sasi shumë të mëdha.Shtetasi B.K vepronte në bazën e ngritur në Holandë.Ata blinin pjesën më të madhe të drogës në Holandë, e ngarkonin në kamionë ose në makina dhe e dërgonin direkt në Itali, duke përdorur zonën përreth Varese-s si një qendër.