Përgjimet, Fatos Klosi: Ka ardhur koha të hapen letrat për SHISH

Tiranë - Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, është përpjekur sot të qetësojë politikanët që kanë pasur këto ditë ankthin se mund të jenë përgjuar. Kreu i SHISH i ka cilësuar të paverteta deklarimet mediatike, duke dhënë garanci se nuk është kryer asnjë përgjim ilegal.Por për ish kreun e Shërbimit Informativ Fatos Klosi, kjo deklaratë nuk do të thotë asgjë, ndaj thekson se ka ardhur koha që për përgjimet e SHISH të hapen letrat."Kjo do të ishte absurde. Prandaj them ka ardhur koha që të hapen kartat. Nuk shof ndonjë sekret apo ndonjë dëm të madh që i bëhet, është shumë më e rëndësishme dhe duhet të sqarohet nëse shërbimi është në binarët ligjor dhe kushtetues që duhet të jetë, -  ky që është në drejtim të tij, këtë që tha e tha të vërtetë apo jo , - sesa të rrimë të fshihemi prapa gishtit tonë, të mos dalë kjo apo ajo gjë. Kjo është shumë më e rëndë".Në një intervistë në RTV "Ora News", përballë gazetarit Edvin Peçi, për Fatos Klosin ky institucion e ka humbur tashmë besimin e publikut."Ky shërbim nuk i duhet kujt në qoftë se bën përgjime të tilla. Të gjitha sekretet janë fare pa vlerë para një situate të tillë. Kur kemi një shërbim që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë dhe ky përgjon politikanët për hesapë të disa politikanëve të tjerë" - u shpreh Klosi. Intervista e plotë e Fatos Klosit në Ora News