Itali, sulmojnë 75 vjeçarin për 100 euro, arrestohen 3 shqiptarët

Itali - Tre të rinj shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, mbasditen e së mërkurës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe grabitur një të moshuar.75 vjeçari i cili ka rënë pre e sulmit të shqiptarëve është shoqëruar menjëherë në spital, për t’u trajtuar për plagët e marra gjatë sulmit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë kjo situatë është krijuar vetëm për 100 euro që i janë grabitur 75 vjeçarit.Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në një bar në Cuneo, ku pre e sulmit të emigrantëve shqiptarë ishte 75-vjeçari italian. Viktima në këtë rast ka qenë babai i pronarit të lokalit, i cili ka mundur dhe të identifikojë autorët e grabitjes. Ndërsa policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e autorëve të ngjarjes.Grabitja e realizuar nga 3 shqiptarët ndaj 75 vjeçarit është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku duket qartë dhuna e ushtruar gjatë sulmit.m.p/Oranews.tv