Karta e studentit, Bashkia: Janë gati 1400 karta, u vonuan nga printimi

1400 të rinj kanë mundësi të përfitojnë lehtësira që nga shërbimi urban e deri tek argëtimet, duke marrë në dorë kartën bashkiake të studentit.Në një konference për shtyp, nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku tha se shkak për vonesat e shpërndarjes së kartave ka qenë procesi i printimit dhe tashmë 1400 karta janë gati për tu tërhequr nga studentët.Nga karta bashkiake e studentit , të rinjtë përfitojnë shërbime shëndetësore si në institucione shtetërore ashtu edhe private, argëtime dhe mundësi për të përbushur nevojat e tyre me cmime më të arsyeshme.Tabaku gjithashtu u ka bërë thirrje edhe bizneseve të ndryshme që të bëhën pjesë e paketës se shërbimit për studentët në mënyrë që tu ofrohen atyre sa më shumë lehtësira.