Ulja më e madhe në histori, BSH zbret në 3,75% normën e interesit
Norma bazë e interesit ulet në nivelin minimal historik, duke synuar që të nxisë kredidhënien. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i BSH-së Ardian Fullani është shprehur se norma bazë e interesit ulet me 0.25 % dhe shkon në 3.75 %.Ky vendim i Bankës së Shqipërisë pritet gjithashtu që të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë në vend.Ndër të tjera kreu i Bankës Qendrore deklaroi se qeveria duhet të ketë kujdes me huamarrjen.Sipas Guvernatorit Fullani, ka një përmirësim të konsumit në tremujorin e tretë të vitit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit.“Ritme të ngjashme të rritjes ekonomike presim edhe në të katërtin. Rritja është mbështetur nga sektori i shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë, ndërkohë që puna në sektorin e ndërtimit vijon të tkurret. Kërkesa e brendshme mbetet e plogësht si pasojë e ecurisë të ngadaltë të konsumit dhe për shkak të investimeve të ulta në sektorin privat. 3 mujori i katërt i vitit është karakterizuar nga një ankorim më i mirë i normave të interesit në tregun bankar ndërsa Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese gjatë 3 viteve të fundit” tha Fullani.