KLSH: S’ka ndëshkueshmëri, zyrtarët në një vit 13,5 mld dëm shteti
Shtetit, zyrtarët e tij i kanë shkaktuar dëm vetëm gjatë një viti 13.5 miliardë lekë, por më e keqja në gjithë këtë histori sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është fakti se përgjegjësit për ketë dëm nuk ndëshkohen.Në cilësinë e kreut të KLD-së, Presidenti Nishani ka marrë angazhim për një veprim më të rreptë të gjyqësorit për rastet e abuzimit nga zyrtarët.Prokuroria ka qenë shpesh herë nën akuzë se nuk ndiqte rastet e denoncuara për korrupsion ne Kontrollin e Larte te Shtetit, per këtë Kryeprokurori i ri Adriatik Llalla jep garanci për hetim deri në fund të njerëzve të veshur me pushtet.Sipas raportit, gjate 2012 Kontrolli i Larte i Shtetit ka bere 40 kallezime penale per shkelje te drejtuesve dhe institucioneve ne nivel qendror e lokal, ndersa ka depozituar ne kuvend 58 propozime per permiresimin e legjislacionit.