Aksidentimi i dy vëllezërve, flet xhaxhai: 4 ditë më parë nipërit u kërcënuan me breshëri plumbash
Dy vëllezër janë aksidentuar nga një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Pirg të Korçës, ku shtetasi Artan Puro, 30- vjeç ka përplasur me makinë dy vëllezërit Ferdinad dhe Alfred Muçanji, që sic bën me dije policia qëllimi i tij ka qenë për ti vrarë.Si pasojë e përplasjes nga makina dy vëllezërit kanë marrë plagë të rënda në trup dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, prej ku mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe xhaxhai i dy djemve të dëmtuar, Petrit Muçanji, i cili ka shpjeguar se në fakt konflikti e kishte fillin ditë më parë, ku shton se 4 ditë më parë nipërit u kërcënuan me breshëri plumbash. Në këto kushte Petrit Muçanji thotë se ka frikë se do kthehet në hasmëri, ndërsa apelon autoritetet për drejtësi.“Nipërit e mi ndodhen në spital, i kanë këmbët e dëmtuara”,- tregon me dhimbje xhaxhai i djemve.Ndërkaq policia ka vënë nën pranga autorin e dyshuar për ngjarjen, Artan Puron, ndërsa ka nisur hetimet për hedhjen dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e e ngjarjes.