Komision për dramat shqipe, Gjoka: Të shmangen incidente si ai i Namik Dokles
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 17:03
Ka ardhur koha që fati i dramës së Namik Dokles "Shën Maria e Beratit" të mos jetë i njëjti fat edhe për artistët e tjerë.Publicisti dhe kritiku i njohur, Behar Gjoka, thotë se për t’i paraprirë këtyre ngjarjeve duhet që të ngrihen Komisione të forta brenda tetarove shqiptare në mënyrë që të ketë një kontroll të produktit që serviret publikut.Por kjo sipas Gjokës nuk do të thotë që të kthehemi në një çensurë të ngjashme me atë të komunizmit.Sipas Gjokës rasti i Dramës "Shën Mëria e Beratit" është një rast i cili kërkon një përgjegjësi më të madhe të institucioneve drejtuese për të drejtuar vëmendjen nga arti dhe krijimet artistike.