Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut të Durrësit

Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut të Durrësit Eglantina Bekteshi. Mësohet se Bekteshi ka dhënë dorëheqjen për arsye personale ndërsa mbledhja e këshillit të qarkut po zhvillohet në zëvendësi i saj.Eglantina Bekteshi, përfaqësuese e Koalicionit Aleanca për Qytetarin është zgjedhur kryetare e re e Këshillit të qarkut të Durrësit në shtator të vitit 2011 pas një procesi votimi në këshillin e qarkut.Qarku i Durrësit ka 16 njësi vendore të cilat janë ndarë në mënyrë të barabartë për të dy koalicionet. Në përbërje të Këshillit të Qarkut Durrës janë 46 anëtare, 30 prej të cilëve përfaqsojnë Aleancën për Qytetarin.