Berisha: Krahasimi i UÇPMB-së me Al Kaedan, albanofobi e radhës
Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklarateve të kryeministrit të Serbisë, për heqjen e përmendores së heronjëve të Preshevës.Në një postim në profiling e tij, kryeministri thekson se krahasimi që I bën Daçiç dëshmorëve të UÇPMB-së me terroristët e Al Kaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd.Sipas tij, ata që ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk vdesin kurrë.Luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga rregjimi i Millosheviçit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyre edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!” shkruan Berisha.