Rama me policët e liruar: Krimi ka krijuar epërsi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi hapjen e një lufte frontale me krimin dhe vendosjen e autoritetit të shtetit mbi gjithë territorin përmes policisë së shtetit në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste.Në një takim me policët e liruar, ku është prezantuar edhe strategjia e opozitës për këtë kategori, kryesocialisti Rama theksoi sërish se punonjësit e policisë sot ndihen të braktisur nga shteti ndërsa krimi ka krijuar epërsi."Opozita e ka të pamundur të kontaktojë publikisht me gjithë shërbëtorët e shtetit, nga ata me uniformë tek ata në kujdesin shëndetësor e me radhë, po këtë privim e kanë edhe shërbëtorët e shtetit, nuk komunikojnë me opozitën ashtu si komunikojnë në gjithë botën demokratike. Kam pasur kontakte rrënqethëse me familje të policëve të vrarë dhe të dyja anët e medaljes janë tronditëse, ku është katandisur sot policia e shtetit dhe në ç’varfëri jetojnë sot familjet e komisarëve apo policëve të vrarë” tha Rama.Rama ka ripërsëritur sërish se problemi më i madh për Shqipërinë është mungesa e tre pushteteve dhe jo miratimi i tre ligjeve."Kush mendon se tre ligje na ndajnë nga parajsa ose nuk do të shikojë ose fatkeqësisht nuk ka sy për të parë. Ne kemi koeficientin më të lartë të vrasjeve në Evropë për 1 mijë banorë. Ashtu si kundër Shqipëria sot është me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë në të gjithë Evropën. Kemi katër herë më pak makina për 1 mijë banorë kemi katër herë më shumë njerëz të vrarë në rrugë për 1 mijë banorë”, deklaroi Rama.Kreu i PS-së nënvizoi se një situatë e tillë vjen edhe për shkak të trajtimit të dobët financiar ndaj punonjësve të policisë. “Policia ka trajtimin financiar më të dobët në të gjithë rajonin. Sot policët shqiptarë taksohen më shuam se të gjithë policët e rajonit”, tha ai.“Sot paga e një pastrueseje në një institucion është më e lartë se e një punonjësi të patrullës së Policisë së Shtetit”, pohoi RamaRama ka theksuar më tej se vendit nuk i mungojnë ligjet për të luftuar krimin por ligjshmëria dhe shteti i cili duhet t`i zbatojë ato."Policia sot është e tradhtuar, e braktisur, e rrënuar. Ky nuk është rezultat i hulumtimit të vrasjeve, apo kontrabandimit, por fakt që provohet edhe nga pamja e rrënimit moral e profesional të vetë policisë së shtetit" shtoi Rama.Rama premtoi gjithashtu se Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj do të rrisë  me 70 përqind pagat e punonjësve.  “Një inspektor që sot merr sot mbi 300 mijë lekë, vetëm në mandatin e paraë qeverisë do e cojmë mbi 500 mijë lekë” tha ai.Kreu i PS theksoi se pjesa më e madhe atyre që aspirojnë të hyjnë në polici kanë një mesatare 5-6, ndërsa garantoi se gjatë qeverisje socialiste do mblidhen bashkë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së kualifikuar, një pjesë e hedhur në rrugë për të rikthyer dinjitetin e policisë brenda 300 ditësh.