“21 Janari”, Prokuroria: 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 48 vjet burg për dy të akuzuarit kryesorë për ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues të opozitës.Konkretisht akuza kërkon 23 vjet për Ndrea Prendin ish komandant i gardës së republikës,i cili akuzohet për vrasjen e Faik Myrtos. Ndërsa për gardistin Agim Llupo 25 vjet burgim për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. Ndërsa është tërhequr akuza për Margarit Kumen, shofer i Ndrea Prendit,i cili akuzohej për pengimin e zbardhjes së vërtetës.“Më 21 janar 2011 në orën 16:00,Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar mbi protestuesit. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë kryer vrasje me dashje në rrethana cilësuese, duke qenë koshientë. Më 21 janar 2011, Agim Llupo i ka shënjestruar viktimat e tij ndërsa Ndrea Prendi ka qëlluar 11 herë më 21 janar 2011, duke vrarë Faik Myrtajn. Plumbat që kanë dalë nga arma e Agim Llupos janë gjendur në trupin e Ziver Veizit” theksoi Prokurori gjatë leximit të pretencës.Ndërkaq ish shefi i gardës Ndrea Prendi nuk pranoi akuzat,duke hedhur dyshime mbi punën e prokurorisë në hetimin e cështjes. Sipas Prendit mbi gardën është ushtruar presion nga ana e organit të akuzës gjatë fazës së hetimeve.“Më 21 janar nuk kam qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, por në detyrën e komandantit të Gardës, kam qenë në mbrojtje të institucioneve dhe personaliteteve. Prokuroria më ka sulmuar gjatë gjithë kësaj kohe, akuzat e saj ndaj meje janë të pabaza. Mbi Gardën është ushtruar tension nga Prokuroria por edhe opinioni publik. Prokuroria gjatë procesit të hetimit ka ushtruar presion në marrjen në pyetje të gardistëve” tha Prendi.Ndërsa e vetmja vrasje e 21 janarit 2011, e cila ende nuk ka një autor është ajo e Aleks Nikës.Ku sipas Prokurorisë kjo cështje është akoma në hetim.Ndërkohë në seancë kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës amerikane në Tiranë dhe komisionerë të Avokatit të Popullit.