Toponimet, policia greke bllokon 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës

Greqia vazhdon të shfaqë pengesa në kalimin e shtetasve shqiptarë në tokën helene.Autoritetet greke kanë bllokuar sot 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës me pretendimin për parregullsi në pasaporta.Sipas informacioneve më të fundit, shkak për bllokimin e shqiptarëve janë bërë emërtimet e toponimeve në pasaportat e tyre.Ditët e fundit është shfaqur përsëri problemi i shkrimit të toponimeve në pasaportat biometrike, pasi autoritetet kufitare greke kanë kthyer një numër shtetasish shqiptarë (kryesisht fëmijë), për shkak se vendlindja e tyre në Greqi është shkruar në shqip e jo në anglisht, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare.Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë në doganën e Kakavijës ku disa familje shqiptare, mes tyre 15 fëmijë  janë kthyer mbrapsht ku sërish si pretekst janë nxjerrë toponimet.