Kryeministri i Bosnjës viziton sot Tiranën, takim me Berishën

Me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës, Nermin Niksiç do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.Kryeministri Berisha do të mikpresë pasdite Kryeministrin Niksiç në kryeministri dhe pas ceremonialit të pritjes, nën kryesimin e dy kryeministrave do të zhvillohen bisedimet dypalëshe.Në përfundim të bisedimeve, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Niksiç do të japin një prononcim për mediat.