Integrimi, Rumbold thekson kushtin: Në dialogun me KE, e përfshirë dhe opozita
Tiranë – Çështja e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike në Shqipëri për integrimin europian të vendit mbetet në bazë të procesit dhe është theksuar sot me forcë sërish edhe nga kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold.Në një kohë kur Ministrja e Integrimit, theksoi sot në konferencën ndërkombëtare të mbledhur në Tiranë për procesin e integrimit të Shqipërisë, nevojën e kompromisiit, në prani të ambasadorëve dhe organizmave të huaj, ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e konsideroi këtë si thuajse si të pamundur, pasi sipas saj, në fillim bëhen dy hapa para për këtë proces, por pastaj një prapaktheu e madhe duke shkatërruar atë që është prishur.Në këtë këndvështrim, Rumbol ka rivënë theksin tek kompromisi dhe fakti që “një dialog i nivelit të lartë ndërmjet KE dhe Shqipërisë do të na lejojë dhe ne të vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe këtu do të përfshihet edhe opozita.Ndryshimet brenda BE-së, - shtoi ai, - nuk kanë pasur asnjë impakt në perspektivën e Shqipërisë për integrimin, madje edhe me marrjen e Presidencës së Unionit nga Italia. Në veçanti, autoritetet kanë përgjegjësi në hapin tjetër të procesit, arritjen e hapave. Nuk do të ketë asnjë ngrirje të hapjes së ktyre bisedimeve dhe as elimimin të hapjes në të ardhmen, por duhen ndërmarrë së pari hapat kyce, 5 kriteret. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të shtyrë reformat në këto pika. Reformat kyçe janë lançuar tashmë.Këto konkluzione janë të ndërlikuara. Ju këshilloj t’i lexoni. BE-ja do të vazhdojë asistencën e saj në politikë dhe financiare. Brenda këtyre 5 vjetëve do shihet sesa mirë do përformojë Shqipëria. Këto reforma dhe përmbushja e tyre nuk janë vetëm rruga për t’u bërë pjesë e BE-së, por ato e bëjnë jetën më të mirë edhe për qytetarët. Duhet që të gjitha forvat politike të bashkëpunojnë.” Gjosha: Presidenca italiane, mbështetje e rëndësishme për integrimin tonëMinistrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në fjalën hapëse, tha: “Procesi i integrimit duhet të jetë intensive dhe i pandalshëm. Në këtë kontekst, perspektiva e përbashkët e Ballkanit Perëndimor do të jetë rezultative vetëm nëse thellojmë bashkëpunimin rajonal në aspektin ekonomik dhe shoqëror e për këtë, çdo eksperiencë e shkëmbyer është me të vërtetë shumë e vlefshme. Populli italian ka qënë për shqiptarët gjithnjë një popull mik dhe fakti që në këto moment, drejtimi i Unionit mbahet nga Italia, është për ne një mbështetje tejet e rëndësishme për vetë fazën në të cilën ndodhet tani Shqipëria.Hapja e negociatave është hapi tjetër, që duhet të hedhim pa humbur kohë. 5 prioritetet që kërkohen ng Komisioni Europian mbeten për ne sfida e radhës, për të cilën jemi të angazhuar maksimalisht ta kapërcejmë me rezultate të prekshme. Nga KE është vlerësuar ngritja e grupeve të punës për secilin nga këto prioritete dhe monitorimi i mbarëvajtjes së çdo reforme, që i përket atyre dhe do të jetë qëllimi kryesor edhe yni në vijim.Për të përshpejtuar në fakt, procesin e integrimit, na kërkohet gjithpërfshirje dhe konsensu.Kërkohet konsensus i të gjitha palëve politike, bashkëveprimi i të gjithë aktorëve, jo si pengesë, por si shtysë për mbarëvajtjen e reformave dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Puna që na pret është po aq e madhe sa dhe puna që është bërë deri tani. Kemi një sistem drejtësie, të cilin duhet ta rimëkëmbim, në mënyrë që të rikthejmë besimin qytetarëve shqiptarëv tek ky sistem. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon e do të bëhet akoma dhe me ashpër. Kemi një administratë publike, së cilës duhet t’i japim rëndësinë që i takon duke e bërë atë më të denjë, për të zhvilluar më tej Shqipërinë dhe gjithë institucionet shqiptare si pjesë e Unionit. Duhet të punojmë për të ngritur lart të drejtat e njeriut."Ish-Ministrja Bregu: Konsensusi, mision i pamundur!ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, nga ana e saj, tha: “Për të shpjeguar konsensusin politik, metaforë më të mirë sesa një metaforë që më kujtohej dje gjithë ditën, sesa ajo e Franklin që thoshtë se konsensui është si të kesh dy ujq dhe një qingj dhe së bashku të vendosim se çfarë duhet të hamë për drekë. Kjo ëhstë sfida që herë pas here na e bën të vështirë dhe të pamundur në Shqipëri që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne na konsumon më shumë kohë shqetësimi për pushtetin sesa shqetësimi për shtetin europian që duhet të ndërtojmë dhe në rast se nuk do të shkëputemi nga ky mentalitet, kam frikë se ky proces, pavarësisht se nuk ka vetëm një kauzë dhe nuk varet vetëm nga ecuria e reformave në Shqipëri, por edhe nga gjeopolitika dhe vendimet e marra në BE për zgjerimin, por do të jetë rruga shumë më e gjatë nëse herë pas here bëjmë gjasme, bëjmë dy hapa para, shprehemi për konsensus dhe e prishin atë në ditën e parë që kemi mundësi për ta shkatërruar me pushtetin politik."Jo më larg se dje, në Tiranë u mbyll Raundi IV i nivelit të lartë Shqipëri-BE me 10 konkluzione, që i kërkojnë Shqipërisë avancim në 5 prioritetet integruese.ar.sh/Oranews.tv