Spanja kundër pavarësisë së Katalonjës, çon referendumin në Kushtetuese
Spanjë- Qeveria spanjolle i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese të vendit që ta shpallë të paligjshëm referendumin që po planifikon të kryejë Catalonia.Presidenti i krahinës verilindore, Artur Mas, firmosi të shtunën dekretin për mbajtjen e referendumit më 9 nëntor, duke përgatitur kështu terrenin për një përplasje ligjore me qeverinë qëndrore në Madrid.Kryeministri spanjoll,Mariano Rajoy, tha para kamerave se qeveria e tij ishte e vendosur që t'i thoshte "jo" referendumit."E kemi thënë gjithmonë se nuk ka për t'u mbajtur referendum, pasi është totalisht kundër Kushtetutës sonë.E kemi nxjerrë këtë argument sa herë që kjo çështje është përmendur dhe sot e kemi për detyrim që të bëjmë thirrje kundër këtij vendimi, i cili rrezikon seriozisht të drejtat e gjithë spanjollëve".Edhe pse mund të duhen muaj, madje edhe vite, që Gjykata Kushtetuese të shprehet për çështjen, sapo ajo të pranojë shqyrtimin referendumi duhet të pezullohet, vendim ky që pritet të merret shumë shpejt brenda javës."Është e gabuar që t'I jepet e drejta e votimit dhe vetëvendosjes në mënyrë të njëanëshme një krahine, dhe t'I mohohet kjo e drejtë pjesës tjetër të kombit. Është demagogji që të përdorësh argumenta që tingëllojnë mirë, si e drejta e shprehjes dhe e drejta për t'u dëgjuar.Problemi është se personi që i kërkon këto të drejta, në fakt po ja mohon ato nejrëzve të cilëve u takojnë në të vërtetë, popullit spanjoll. Kështu që referendum është thellësisht antidemokratik".Analistët politikë presin që lideri katalanas të kërkojë zgjedhje të parakohshme pasi votimi të bllokohet, të cilat do t'i përdorë si një mënyrë për t'i dhënë katalanasve një mundësi për të votuar për pavarësinë nga Spanja.