Marku kritik për listën e PD: “Strehë”e të rrezikuarve nga korrupsioni i tyre

Tiranë-Partia Demokratike duhet të zgjidhë përfaqësimin dhe as lista e re nuk e kënaq Mark Markun. Ish-deputeti demokrat me tone kritike ka komentuar si listën e anëtarëve të rinj që nuk i thonë asgjë polikisht, ashtu edhe ata ekzistues.Në studion e emisionit "Tonight Ilva Tare" të RTV Ora News, mbrëmjen e 29 shtatorit, Marku tha se PD është shndërruar në një strukturë mbrojtëse për të rrezikuarit nga korrupsioni."Elitat nuk emërohen, jemi në një fazë të ndryshimeve organizative dhe është pak herët të themi janë apo jo elitë. Nuk mundet që një Kongres që ruan statutkuonë e partisë të prodhojë elita të reja. Duhet të kishte një frymë të re dhe analizë krejt tjetër nga kjo që u bë në Kuvendin e PD. Duhet të kishte një vizion të ri për PD si forcë politike. Mungoi analiza e thellë. U kërkua një falje formale që nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët.Krijohet ideja sikur ka qenë një aksident që PD ka ikur nga pushteti, harrohet që ka qenë humbja më e madhe në zgjedhje dhe harrohet fakti se nga '92 nuk është parti mazhoritare në vend sepse ka pasur një krizë të thellë përfaqësimi. 90% të këtyre emrave janë të panjohur për mua. Por në thelb PD duhet ta zgjidhë përfaqësimin. Duke u identifikuar me një lider të fortë si Berisha ka zhdukur çdo nuancë demokracie brenda.Nga ana tjetër është ngushtuar me atë pjesë të shoqërisë që nuk është pjesë e PD. Me disa emra aty, PD më tepër është strukturë mbrojtëse për ata që janë brenda PD sesa një strukturë konkuruese për të ardhmen politike. Ka një mentalitet frike, PD shërben më tepër si një strukturë për të mbrojtur ata që janë të rrezikuar nga korrupsioni i tyre sesa një partie që synon të shfaqet si një forcë e re, alternative, e ndryshuar".Marku: PD nuk iku nga kuvendi për shpullat, po se s’bën dot opozitëPër Kuvendi Kombëtar, ai mendon se ishte një formalitet i thjeshtë, por nuk prodhoi ngjarje politike. "Problemi i PD nuk është që nuk ka pasur njerëz. Duhet të ndryshojë esencialisht. Sa më shumë kalon kohë dhe mendojnë se ky model funksionon aq më tepër vonon shndërrimi i tyre parti që janë në funksion të përmirësimit të sistemit politik shqiptar. Ku ka Kuvend në Europën e lirë ku askush të mos ketë një tezë të ndryshme nga jo zyrtare.Si mund të krijosh besueshmëri kur përfshin të gjithë ata që janë shak i humbjes së PD. Kuvendi nga pikëpamja politike ishte formalitet i thjeshtë. Nuk është një listë dhe as një fjalim ngjarje politike. Kur ndodhin ngjarje të tilla në parti europiane ndodh tërmet. Ku i ke tezat e reja këtu?"Ndërsa analisti, Arjan Vasjari, referuar listës së anëtarësisë së Këshillit nënvizon përfshirjen e një minorance emrash që janë cen politik për PD. Për Vasjarin Basha futi standartin e ndjesës politike, por hedh dyshime në sinqeritetin e saj."Së pari një Kuvend nuk prodhon dot elita, nuk ka këtë funksion. Jam dakord me Markun se këtu ka shumë emra të panjohur, pjesa dërmuese mund të jenë cilësisht përfaqësues, të denjë për PD ndonëse nuk i njoh. Ajo çfarë konstatova është se në aspektin substancial duhet të presim pak kohë për të verifiuar nëse PD është bërë më tepër demokratike.Por në aspektin formal PD është më demokratike, është zgjeruar baza e vendimarrjes, është rritur përfaqësueshmëria.Por të gjithë ata që prisnin një revolucion në një farë mënyrë kanë mbetur të zhgënjyer.Nga ky Kuvend e në vijim unë nuk shikoj se mund të flasim për një model Basha.Zoti.Basha ka një detyre edhe më të vështirë, të sigurojë bashkëjetesën e modelit Berisha dhe Basha në PD. Shikoj emra kualitativ në listë sikurse shikoj emra që janë një cen moral për PD që nuk më lënë shije të mirë. Janë minorancë ekstreme, por nuk më pëlqen.Basha futi standartin e ndjesës politike. Ai ka një përgjegjësi, por minore në raport me pushtetin e PD. Praktikisht kemi kemi ndjesë, por jo përgjegjës".Analisti, Aleksandër Çipa, mendon se PD ka prodhuar përfaqësimin më heterogjen në forumin më të lartë të saj që është parë në periudhën e fundit të historisë politike të saj."Duke parë listën mendoj se është përfaqësimi më heterogjen në forumin më të lartë të PD që është parë të paktën në periudhën e fundit të historisë politike të saj. Përfshihet grupi i personave që jo vetëm mediatikisht, por dhe publikisht janë shenjuar si persona që jo vetëm karrierën e tyre e kanë pasur falë të qenit pranë ish-kryeministrit Berisha.Kjo listë nuk është e mungueshme, pjesa tjetër është element që lidhet me një përfaqësi liberalësh të rinj.Është dhe një kategori që janë në një rrafsh risia e listës, e kam fjalën për emra që vinë nga mediat, sikundër dhe pjesa tjetër e zërave të fortë që janë investuar në PD si një palë e ashpër që është shëmbëllesë e forcës dhe linjës radikale në PD".Ndërsa Bledi Kasmi, pjesë e listës së anëtarëve të rinj në Këshill dhe kryeredaktor i gazetës RD thotë PD duhet të ndahet nga gabimet, por jo nga historia."Situata që po kalon vendi kërkon një opozitë të fortë. Ka një ripërtëritje që është e dukshme, por ka dhe një kohezion, vazhdimësi. Kemi një PD që ka një histori, nuk mund të nisim historinë nga zero. Ka pasur gabime, po ne duhet të ndahemi prej tyre jo historisë".Ndiqni të plotë emisionin "Tonight Ilva Tare"