Gjipali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ende rrugë për të bërë

Tiranë – Sipas drejtorit ekzekutiv të EMA, Gledis Gjipali,  Shqipëria ka ende rrugë për të bërë që t’i bashkohet BE-së.Në një intervistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Gjipali tha se Shqipëria ka një progres kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nuk mund të binden partnerët ndërkombëtarë në një periudhë kaq të shkurtër.“Ka ende rrugë për të bërë Shqipëria, sepse po të shohim edhe rezultatin që nga marrja e statusit të vendit kandidat apo dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë, u shprehën që do të duhet një farë kohe për të bërë hapin, - i cili është edhe më i rëndësishmë së marrja e statusit të vendit kandidat, - procesi fillon kur fillon negociata, ku u permend se do të duhet kohë.Kemi të 5 fushat të cilat janë përmbledhje e 12 prioriteteve të mëparshme.Pjesa më e vështirë është ende për t’u plotësuar. Lufta kundër krimit të organizuar apo korrupsionit, ka pasur rezultate pozitive kohët e fundit, por nuk mund të bindim partneret tanë, në një periudhë kaq të shkurtër. Do të duhet të tregojnë qëndrueshmëri dhe vendosmëri në ndërmarrjen e të tilla reformave, të cilat nuk bëhen brenda ditës” – tha Gjipali.Gjipali: Incidenti Rama-Ristani, jo një ogur i mirë për procesin e integrimitGjatë intervistës, duke komentuar incidentin e ndodhur gjatë tryezës në Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, - mes Kryeministrit Rama dhe deputetit Ristani, - Gjipali tha: “ Sigurisht që e dëmtojnë imazhin, për fat të keq nuk është se janë të parat, faktikisht kemi pasur të tilla ngjarje të tilla gjatë historikut të intregrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Nuk është një sinjal pozitiv që i jepet procesit të Integrimit Europian, duke ditur që dialogu politik, është një nga elementët kryesorë, për ecurinë e reformave, për të garantuar qëndrueshmërinë e tyre. Në një moment ku tensionet politike janë kaq të forta, sa shprehen edhe me ngjarje të tilla, atëherë nuk janë një ogur i mirë për vetë procesin”.Lidhur me vizitën e fundit të Fyle si Komisioner i Zgjerimit në Tiranë, Gjipali u shpreh: “Vizitën e fundit të Komisionerit Fyle e shoh në koherencë si të gjithë qëndrimet e tij,  si dhe qëndrimet e Komisionit Europian, përsa i përket reformave dhe situatës politike në Shqipëri. Procesi është i hapur dhe me komisionin e ri, tashmë kemi një ridemnsionim të rolit Drejtorisë se Përgjithshme të Komisionerit për Zgjerimin, ku zgjerimi del në një plan të dytë dhe në plan të parë situatat e fqinjësisë. Situata në Ukrainë ka sjellë një vëmendje më të madhe ndaj fqinjësisë”.