Ministri i Bujqësisë në Tale e Shkodër, Panariti: Nxisim prodhimin e gështenjës
Ndërhyrjet e kryera për dyfishimin e kapacitetit tërheqës të pompave në hidrovorin e Tales, janë cilësuar si një garanci për shmangien e përmbytjeve, nga ministri i Bujqësisë Panariti, i cili inspektoi punimet për instalimin e pompave.Sipas tij hidrovori i Tales do të jetë në gjendje të mbajë të gjitha ujërat e larta, që pritet të vinë me nisjen e sezonit të reshjeve.Pas Tales, Panariti ka shkuar në Shkodër, ku ka deklaruar mbështetje për fermerët që kultivojnë gështenjën, për të cilën ndërtimi i një fabrike për zhveshjen e bimës, do të jetë ndër prioritetet e Ministrisë që drejton.Më herët ministri Panariti inaguroi godinën e re të Autoritetit Kombëtar, të Ushqimit një investim që do të pasohet me pasurimin e laboratorit, me aparatura moderne, që zgjerohet spektri i analizave.