Mbyllet Festivali i Filmit te “Marubi”, 48 prodhime në edicionin e 9-të

Tiranë- "Out in the dark" apo "Jashtë në errësirë" e regjizorit Micheal Mayer, ishte filmi i fundit i shfaqur në kinemanë "Marubi" në kuadër të Festivalit për të Drejtat e Njeriut.Filmi dokumentar zjati rreth 95 minuta dhe në thelb ka historinë e dy të rinjve, njëri palestinez dhe tjetri izraelit, të cilët dashurohen sëbashku.Dashuria përballë paragjykimeve në shoqëritë ku ata bëjnë pjesë. Në këtë film është dashuria ajo që triumfon.Duke qenë se përsonazh në dokumentar ishte dhe një izraelit, i ftuar special në publik ishte zëvendës.ambasadori i këtij shteti në vendin tonë, i cili shprehu dhe opinionet e tij për Festivalin.Por edhe publiku i pranishëm dha opinionin e tij.Edicioni i nëntë i Festivalit të Filmit përmbante 48 filma nga vende të ndryshme të botës, të cilat në thelb kishin të njëjtin mesazh, mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Edhe këtë vit, Festivali i Filmit rezultoi i suksesshëm dhe kjo pohohet nga ata që kanë ndjekur filmat të huaj dhe shqiptarë.Në ceremoninë e mbylljes së Festivalit u prezantuan edhe albume me foto, të cilat ishin bashkëpunim shqiptaro-gjerman.Organizatori Çashku një falenderim special ia kushtoi stafit që punoi për realizimin e Festivalit.