Fyle: Përmbushni ambicien e BE; Rama: Faleminderit Eurokomisioner!
Bashkëpunim mes palëve për të përmbushur ambicien e BE. Këtë mesazh u përpoq të përcjellë Stefan Fyle në Tiranë, në vizitën e lamtumirës si Komisioner për Zgjerimin në BE.“Në Tiranë ku i bëra thirrje qeverisë dhe opozitës për të punuar sëbashku. Qeveria dhe opozita të punojnë në mënyrë konstruktive për të përmbushur ambicie e BE. Fituese do të jetë Shqipëria” shkruan Fule në twitter pas dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE.
Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama i ka dedikuar Fyles një falenderim në fb, për të gjithë rolin dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë.“Sot në konferencën pas Dialogut të Nivelit të Lartë që ishte edhe momenti i fundit i Stefan Fyles në Shqipëri si komisioner për zgjerimin. Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit - jo pak në këtë transformim e arritje i takon si meritë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë”.