"Trabant" përkujton 25 vjetorin e eksodit të refugjatëve nga RDGJ

Rreth 25 makina të markës historike nga ish-Gjermania Lindore, Trabant, bënë një xhiro në Pragë të hënën për të përkujtuar përvjetorin e bashkimit të dy Gjermanive 25 vjet më parë.Në 30 shtator 1989 rreth 4000 refugjatë gjermano-lindorë në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Pragë dëgjuan prej andej që Ministri i Jashtëm Hans-Ditrih Gensher, dha lajmin se do të lejoheshin të kalonin kufirin."Ai ishte një lajm tepër emocionues për ne. Më e keqja nuk ishte numri i madh i njerëzve të grumbulluar aty, por fakti se kishte aq pak tualete për aq shumë njerëz", kujtoi një prej refugjatëve të atëhershëm, Bernanrd Titmajer.Fjalimi i Gensherit do të përkujtohet sot të martën në oborrin e Ambasadës, ku vetë Gensher do të mbajë një fjalim, nga i njëjti ballkon ku kishte folur 25 vjet më parë.Që prej ngritjes së murit të Berlinit në vitin 1961, shumë herë gjermano-lindorët kanë humbur dhe jetën në përpjekjet e tyre për të kaluar në Perëndim ose në vendet më pak autoritare të Traktatit të Varshavës.Në fund të viteve '80, qindra gjermano-lindorë arritën të futeshin në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Pragë, duke nisur kështu një incident të madh diplomatik që i hapi rrugën rënies së murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989 dhe ribashkimit të Gjermanive një vit më pas.