Basha, më pak i zoti se sa e kam menduar
Për analistin Mustafa Nanon Lulzim Basha nuk ishte personazhi i Kuvendit të PD-së që u mbajt më 27 e 28 shtator 2014, madje nuk po arrin të imponohet si lider megjithëse janë të gjitha rrethanat."Lul Basha nuk është personazh i ngjarjes, nuk e mendoj as si personazh. Nuk kam pasur ndonjëherë një mendim të mirë për të . Por ai është më pak i mirë më pak i zoti sesa unë e kam mendura. Nuk arrin të imponohet megjithëse janë të gjitha rrethanat ku aim und të imponohet si lider. E mori partinë pas nëj disfate spektakolare që në historinë politike të Shqipërisë do të përmendet gjithmonë, pasi 70 % e shqiptarëve i thanë jo qeverisë. Ishte një shans i mirë për tu thënë të gjithë demokratëve që duhet ndryshuar pllakë, por nuk ka ndryshuar asgjë."Nano thotë se Berisha mbetet ende kryetar i PD-së dhe nëse nuk ndodh ndonjë hata në këtë vend, (si psh një Gërdec i dytë apo të vrasësh 7-8 vetë na bulevard,) demokratët duhet të përgatiten të rrinë në opozitë gjatë.Mustafa Nano i bëri këto deklarata tek emisioni "Ditë e Re" me gazetarin Enkel Demi në televizionin Ora News.