Konkluzionet e dialogut, Elezi: Reforma në drejtësi më e vështira për t’u përmbushur
Tiranë - Ndërsa eurokomisioneri Fyle la pas listën me 10 pikat ku duhet të përqëndrohet Shqipëria për integrimin, për qeverinë shqiptare, sfida kryesore mbetet reforma në drejtësi.Numri i dy Ministrisë së Integrimit, Gentian Elezi, duke folur në një intervistë në RTV “Ora News”, me gazetaren Jonida Shehu, - pas përfundimit të tryezës së katërt të dialogut, - tha se si sistemi i drejtësisë kërkon reformë të thellë, e cila nuk mund të bëhet pa pasur një gjithëpërfshirje.“Prioriteti i parë është administrata publike, i dyti është reforma në drejtësi, - që pati fokus pak më të gjërë, aty ndaluam pak më shumë, edhe sot, por edhe në takimin e datës 18 shtator mes grupeve të punës, - intensifikimi ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar dhe në fund mbrojtja e njeriut. Reforma në drejtësi, e cila padyshim është mbase nga më të vështirat prej këtyre 5 prioriteteve për ti përmbushur.Ne e kemi nisur heret angazhimin me Komisionin e Venecias, - dhe kjo është rekomanduar direkt edhe nga Komisioni Europian, - në mënyrë që reformat ë jetë sa më e menduar mirë, gjithëpërfshirëse dhe konstruktive. Ka pasur disa masa gjatë muajve të kaluar, por le të themi që reforma e thelluar është duke u konceptuar dhe pikërisht për shkak të kësaj nevoje gjithëpërfshirje që kemi dashur ta çojmë përpara, është duke u menduar mirë edhe ky aspekt” – tha Elezi.Lidhur me incidentin e ndodhur sot mes Kryeministrit Rama dhe deputetit Ristani në takim, Elezi u shpreh se pavarsisht diskutimeve dhe debateve, - të cilat kanë shoqëruar edhe herë të tjera tryezat e Nivelit të Lartë, - takimi ishte konstruktiv, nga pikëpamja që ka marrë qeveria për reformat.“Edhe takimet e mëparshme kanë pasur diskutime dhe debate, prandaj shërbejnë për të patur edhe shkëmbime opinionesh. Edhe ky takim pati patjetër diskutimet e veta, por ishte konstruktiv nga pikëpamja që ka marrë qeveria për reformat në vijim, diskutimeve me Komisionin Europian dhe patjetër diskutimeve dhe brenda aktorëve shqiptarë. I gjithë takimi pati një frymë konstruktive për sa i përket rolit dhe bashkëpunimit që ka Komisioni me autoritetet shqiptare dhe për hapat që në vijim” – u shpeh Elezi.Elezi: Do të ngihen grupe pune për 5 prioritetet“Pas çdo takimi të Nivelit të Lartë, takimi përfundon me disa konkluzione të përbashkëta të Komisonit Europian më palën shqiptare, me të cilat bien dakort. Ato janë si angazhime të rrugës në vijim, krahas hapave të hedhur deri aty. Edhe në këtë takim janë hartuar këto konkluzione. Ka disa pika në këto konkluzione, në radhë të parë përshendetet marrja e statusit të vendit kandidat, pasi ky është takimi i parë që bëhet pas asaj ngjarje.Ndalohet edhe tek arritjet kryesore dhe reformat që janë ndërmarrë, të cilat bënë të mundur marrjen e statusit. Në radhë të parë rëndësia e këtij takimi është ngritja e grupeve të punës, për adresimin e 5 prioriteteve. Është menduar si një mënyrë si më efikase, me konkrete. Janë 5 grupe pune, në të cilën përfshihen përfaqësues të të gjithë institucioneve që kanë pjesë në secilin prioritet, të cilët takohen rregullisht për të adresuar masat e nevojshme për 5 prioritete. Jo vetëm kaq, por një herë 3 ose 4 muaj bëjnë takim të përbashkët edhe me palën europiane” – theksoi Elezi.Intervista e plotë e Gentian Elezit në Ora News