Ja se si është veshur bashkëshortja e Clooney gjatë dasmës në Venecia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2014, 19:33
Bashkëshortja e George Clooney, Amal Alamuddin, ka zgjedhur të vishet me shije në ditës e saj më të veçantë, - në dasmën e organizuar në Venecia, - duke ndërruar disa herë fustanet. Fustani i parë ishte i firmës Alexander McQween, me ngjyrë të kuqe. Ndërsa fustani i dytë ka qënë i firmës Dolce & Gabbana, i gjatë, me vija të bardha dhe të zeza. Më pas juristja është fotografuar më një tjetër fustan pranveror, i firmës Giambattista Valli, ku i nxirtte në pah këmbët e drejta dhe të gjata. Gjatë kurorëzimit të dashurisë së tyre, - nga miku i tyre i përbashkët, ish kryebashkiaku i Romës, - Amal ka veshur bluzë dhe pantollona të bardha, shoqëruar edhe më një kapele të bardhë më shirit të zi.