“Shija e kafesë”, panairi në Tiranë me shije dhe ngjyra të ndryshme

Tiranë-Eshtë gati e pamundur të kalojmë një ditë pa pirë një kafe, aq më tepër që në Shqipëri kafja konceptohet edhe si një qëndrim me minuta të tëra për të konsumuar një bisedë apo për të ndarë mes miqve dhe të afërmve shqetësimet.Por të gjithë ata që duan të shijojnë vertetë një kafe, të njihen me llojet e tyre apo për të shijuar perfomancën e art-late që bëjnë kamarierët, në sallonin e Hotel Rogner është hapur një panir kafeje e kompanive që operojnë në Shqipëri.Drejtuesit ekzekutiv të Hotel Rogner, Florian Ilse dhe Dagmar Gietman, ftuan të gjithë qytetarët të vizitojnë këtë panair dhe të njohin risitë në tregun vendas.Panairi është kthyer tashmë në një traditë. Rastësisht, këtë vit panairi hapet në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, ku organizatorët e këtij aktiviteti thanë se kafja është një kulturë dhe panairi është një dritare për të njohur llojet e kafesë.