Basha reagon për “dy gishtat”: Gabim fatal, shumë shpejt do shpëtojë vendi
Tiranë-Provokim dhe gabim fatal. Kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike shembjen nga INUK të Monumentit të "dy gishtave”në Kavajë.Në rrjetin social fb, Basha thekson se ky akt barbar eshte shprehja e urrejtjes qe Edi Rama ka jo vetem per demokratet por per te gjithe shqiptaret e lire.“Akti barbar i prishjes se Monumentit te Demokracise ne Kavaje eshte shprehja e urrejtjes qe Edi Rama ka jo vetem per demokratet por per te gjithe shqiptaret e lire! Njesoj si eterit e tij politike zgjodhi te provokoje nga Kavaja. Gabim fatal. Ne labirinthet e bllokut nuk e mesoje dot modelin demokratik te qeverisjes Specialiteti i tyre ishte shkaterrimi, propaganda, pengmarrja ne emer te popullit.Tirana e flaku, por kerceu nga gardhi...”.E megjithatë për Bashën kjo është çështje kohe, pasi sipas tij shumë shpejt do shpetoje i gjithe vendi.Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, paraditen e së hënës ka shembur monumentin e 'dy gishtave", Obeliskun e Demokracisë, ngritur në sheshin kryesor të Kavajës që në vitin 1996.