Ish-të përndjekurit, Ministria e Financave publikon listën e përfituesve

Tiranë-Ministria e Financave publikon listën e ish-të dënuarve politikë, të cilët janë gjallë dhe kanë marrë vetëm një këst të dëmshpërblimit. Në listë nuk janë përfshirë trashëgimtarët.Lista e publikuar përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish të dënuarit politik nga regjimi komunist, emrat e trashgimtarit ose trashëgimtarët ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja si dhe dokumentacioni i cili i mungon dosjes përkatëse duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për tu paguar ose jo.Sipas njoftimit, personat e përfshirë në këtë listë duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin sipas kategorisë përkatëse, e cila parashikohet në ligjin e ri, që ka hyrë në fuqi më datë 14 shtator të këtij viti.Të interesuarit, dosjet e të e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi duhet ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesa këstin e parë të dëmshpërblimit.

Ja lista e ish të përndjekurve politik që përfitojnë

Ja dokumentet që duhet të paraqesin fituesit