Thaçi: Transparenca e llogaridhënia, themelet e qeverisjes së ardhshme

“Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme”. Kështu ka deklaruar në një postim në rrjetin social, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.Po ashtu Thaçi ka premtuar angazhim personal për rritjen e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve publike.Këto deklarata Thaçi i ka shprehur në një reagim me rastin e Ditës Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur.“Sot, është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme. Unë, personalisht me interaksion të drejtëpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritje së cilësisë së shërbimeve publike.” 

ex/oranews.tv/