Pilotët e Air France i japin fund greves, pa marrëveshje

Pilotët e kompanisë Air France kanë vendosur t’i japin fund grevës dy javore, e cila kushtoi 20 milionë euro. Pilotët nuk kanë arritur ende një marrëveshje me kompaninë në lidhje me kontratat e tyre.Praktikisht ata duan të njëjtat kontrata edhe në njësinë e re të kompanisë Transavia. Pilotët janë të zemëruar në lidhje me planet e Air France për të zgjeruar veprimtarinë e saj me kosto të ulët, Transavia, nëpërmjet shpërndarës rajonale në Europë.Kompania ka rënë dakord të zgjerojë operacionet e saj Transavia vetëm brenda Francës si një lëshim ndaj sindikatave, por insiston se ajo duhet të ketë të drejtë të ndryshojnë kontratat e punës për ata që punojnë në degë me kosto të ulët. Pilotët duan kontrata e njëjta pasi deri tani janë paguar më shumë se pilotët Transavia.Megjithatë, një zëdhënës I Sindikatave tha se greva ka përfudnuar, por bisedimet pët të arritur një marrëveshje mes palëve do të vijojnë në një klimë më të qetë. Kompania kërkon të shkurtojë shpenzimet për të qenë në konkurrencë me transportuesit e tjerë në treg. Air France njoftoi të shtunën se sot do të kryej më pak se gjysmat e fluturimeve të planifikura.