Kongo, protesta kundër presidentit Kabila
Mijëra njerëz kanë protestuar në Republikën Demokratike të Kongos për t'i kërkuar presidentin Joseph Kabila të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lëshojë postin që mban kur të përfundojë mandati i dytë në vitin 2016.Tubimi në kryeqytetin Kinshasa ishte i qetë, ndërsa më në lindje, në Goma, protestuesit u shpërndanë vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit me gaz lotsjellës.Pas spekulimeve që Kabila po mendonte të qendronte në krye të vendit edhe pas përdundimit të mandatit kanë ndezur atmosferën.Në Kinshasa protestuesit kërkuan që të bisedonin me qeverinë për mbajtjen e zgjedhjeve pas dy viteve, madje kishte edhe nga ata që pretendonin se Kabila është i paligjshëm. Kibala mori drejtimin e vendit të pasur me minerale në vitin 2001, kur i ati i tij, Loren, u vra gjatë një konflikti që përfshiu vendin dhe mori jetën e miliona njerëzve.Ai u zgjodh president në zgjedhjet e para pas luftës në vitin 2006 dhe rufitoi mandatin e dytë në vitin 2011, edhe pse me shume problem dhe parregullsi. i pranishëm në OKB këtë javë, Kabila ka thënë se do të respektojë kalendarin e zgjedhjeve vendore në vitin 2015 dhe ato presidenciale një vit më vonë, por kritikët mendojnë se ai do të ndryshojë kushtetutën që të qendrojë edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.