Qarku i Fierit rrethohet nga "gjuha blu", dhjetëra bagëti të ngordhura nga sëmundja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2014, 12:50
Fier - Sëmundja e gjuhës blu ka prekur zyrtarisht edhe Qarkun e Fierit.Kreu i Shërbimit Veterinar Andon Cuko, tha se janë rreth 85 vatra infeksioni, në të cilat kanë ngordhur rreth 62 bagëti, ku numrin më të madh e ka rrethi i Mallakastrës.Për Cukon, vaksinimi i bagëtive në këtë periudhë nuk është i këshillueshëm.Pavarësisht fermave të prekura nga sëmundja e gjuhës blu, situata paraqitet nën kontroll, pasi ulja e temperaturave ka ndikuar në zhdukjen e vektorit që përhap sëmundjen nga një bagëti te tjetra.