Zgjedhjet 2013, Marku në Tonight: PD duhet t’i marrë seriozisht, listat kërkojnë figura të reja
Partia Demokratike do të mund të triumfojë në zgjedhjet e qershorit 2013 vetëm nëse hyn me një seriozitet më të madh se në mandatin e fundit të saj. Deklarata vjen nga deputeti i kësaj force politike Mark Marku, i cili nuk beson në mbajtjen e zgjedhjeve 100% demokratike, por beson fort se nuk do të ketë manipulim të strukturuar të tyre. Deputeti i PD në Lezhë në Tonight Ilva Tare foli për tema të nxehta, kryesisht funksionimit brenda qarkut të selisë blu, ku edhe pse ende nuk ka një vendim për ta rivendosur apo jo në listë për një rikonfirmim mandati në Lezhë ka kurajon të deklarojë se brenda PD nuk ka demokraci reale. ‘Mbytjen e zërave” ai e sheh sa problem të sistemit, aq edhe zgjedhje individuale. Marku ka mohuar gjithashtu ekzistencën e rrymave Basha dhe Topalli, ndërsa lidhur me raportin e vet atij me liderin Berisha preferon të jetë korrekt por të shmangë afrimitetin e tëpërt. Intervista e plotë vijon si më poshtë:Keni pasur probleme rreth deklaratave të ashpra ndaj partisë?Ka disa struktura shoqërore që reflektojnë ndaj qeverisjes, por mua më pëlqen edhe opozita e brendshme.Është etike gjuha e politikës shqiptare, posacërisht brenda PD?Komunikimi politik në Shqipëri është agresiv, jokonstruktiv dhe i dëmshëm për shoqërinë. Nëpërmjet cdo lloj komunikimi shoqëria e krijon një lloj modeli komunikimi, dhe kur përballë kemi një komunikim të tillë con drejt konfliktualitetit. Ne kemi shumë pak kujdes me fjalët, nëpërmjet ligjërimit disa vende kanë shkuar në luftë. Shembulli konkret është Jugosllavia. Kjo fillimisht e ka burimin tek tradita.Nuk është se jemi shoqëri me një kulturë të madhe komunikimi, ama nuk kanë ekzistuar fyerje.Parashoh një fushatë të ashpër, nuk do të ndryshojë shumë , forcat tradicionale me mjetet tradicionale do të përballen dhe njëherë në këto zgjedhje. Edhe media pak a shumë është në të njëtin kurth komunikimi, zgjerim i komunikimit politik. Ka një mbivendosje të mediave politike, duhet të ketë distancim, pasi vetëm në këtë mënyrë i shërbejnë publikut. Media në një masë më të zbutur se gjyqësori bën individualizimin e përgjegjësisë, nuk ka përgjegjësi kolektive, vetëm ato të tipit organizativ. Politika nga ’90 e këtej vetëm ka prodhuar konflikte.Partia ju ka lejuar liri?Liria e individit varet nga rrethanat, por edhe nga liria që i krijon vetes. Por njeriu duhet ti shmangë vetes ambicien për pushtet të tepruar apo për karrierë të shpejtë, të gjesh rrugën më të lehtë. Në momentin që sreagon bëhesh bashkëfajtor. Por në moentin që bëhesh pjesë e një formacioni politik duhet të pranosh edhe disa rregulla, ke një përgjegjësi politike. Por gjithmonë duhet të provosh edhe rolin e kritizerit.Ka funksionuar copy në PD?Realizimi i kopit në PD nuk ka pasur rezultat, ka qenë një moment i shkëlqyer piari. PD është një parti shumë e fortë, baza e saj ngushtësohet pikërisht për shak të uniformitetit. Erdhi si dicka e re, por pjesa më e madhe janë bërë shumë të ngjashëm me pjesën më të madhe në PD.Ka rrymë Topalli dhe Basha në PD?Nuk ka rrymë në PD, që të ketë një rrymë ajo duhet të artikulohet, nuk shoh të ketë një grup idesh të mbledhur rreth njërit apo tjetrit. Dhe mbi të gjitha nuk ka opinione të shfaqura, nuk shoh të ketë grupe. Në fakt unë do të kisha dëshirë që të ketë grupe, të ketë fraksione për funksionimin e mirë të partive shqiptare. Në PS ka 8 vjet që nuk ka zë ndryshe, zhurmat që dëgjojmë janë zërat e fundit që po mbyten aty. PS ka pasur një funksionim shumë më të mirë nën drejtimin e Fatos Nanos. Modelet e PS që janë dominuese në atë parti janë imitime të Ramës. Kjo nuk është e pashmangshme as në PD.Si funksionon demokracia e brendshme në PD, pse ka mungesë debati?Jo nuk ka demokraci të brendshme, nuk ka debat dhe kjo më shqetëson. Debati ka ardhur duke u pakësuar, PD ka pasur më tepër debat dhe ky është një problem i madh. Pse nuk ka debat? E para është se shpesh ngatërrohet disiplina politike me konformizmin. Unë mendoj që përgjëgjësitë e mëdha burojnë nga bashkëndarja e tyre. Në një formacion funksionon parimi i shumicës, do të ishte mirë nëse do respektohej edhe ai i pakicës, pasi jo gjithmonë idetë e shumicës janë më të mira. E dyta lidhet me karrierën, duke qenë se karriera e individëve përcaktohet nga marrëdhënia me liderin krijon më tepër një grup teknik, sesa një organizatë politike.Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe ish kolegu juaj Gazmend Oketa, në media u tha se ju ishit dakord me të, është e vërtetë?Mungon qëndrimi, por deputetët nuk i ndalon njeri të flasin. Unë kam folur sa herë kam dashur. Ti duhet ta testosh sistemin deri ku shkon. Aty ka një problem me mënyrën si organizohen mbledhjet, se ka një tribunë , ti je i ulur aty dhe sndihesh komod. Mund të ketë deputetë që kanë frikë të flasin por është problem sa i sistemit aq edhe individual. Ka pasur raste kur janë shprehur njerëzit dhe janë futur në burg, në komunizëm psh, por kjo si ka privuar të flasin. Humbja e dashurisë së liderit nuk të prish ndonjë punë. Ka individë që flasin në PD, nuk mund të jem vetëm unë, unë jam më i dukshëm për shkak edhe të raporteve që kam me median. Di që ka kolegë që nuk shkojnë në TV që janë në kontrast me idetë e tyre politike, unë mendoj ndryshe dhe e kam diskutuar disa herë.Heqja e mandatit të Fidel Yllit, keni thënë që jeni kundër?Sot e mora vesh për kërkesën e grupit parlamentar demokrat. Mua më vjen keq, nuk e kam konceptin e kundërshtarit ose të armikut që e kanë të tjerët. Kam thënë që më vjen keq, po të jetë vendim i grupit nuk lidhet direkt me fatin e zotit. Ylli. Thashë uroj që ai të dalë i pandëshkuar nga Gjykata Kushtetuese.Cfarë u bë me platformën tuaj të cilën do e bënit publike?Nuk kam thënë praktikisht platformë, një individ smund ta bëjë dicka të tillë. Kam thënë një korpus idesh për rithemelimin e PD, është një ide politike që e bëjnë shpesh partitë europiane. Vjen një moment që një parti e konsumon veten dhe vjen një akt rithemelimi për të kaluar një fazë tjetër, duke ruajtur disa elemntë dhe duke ndryshuar shumë gjëra, për të dalë me një pamje të re përpara elektoratit. Nuk kam reshtur së bëri këtë punë, por për tu prezantuar brenda strukturave duhet ta kërkojë dikush, në mungesë të kësaj unë i kam paraqitur vazhdimisht publikisht. Një qeverisje krijon disa probleme ashtu sic ka bilancin e arritjeve. Partia duhet të ketë një reagim ndaj problemeve. Nuk kemi arsye të mos reagojmë ndaj figurave politike që i kanë sjellë dëme PD dhe vazhdojnë të ushtrojnë pushtet. Nuk kemi arsye të mos flasim për korrupsionin. Ne mund të kishim bërë shumë më shumë për luftimin e korrupsionit.Çmarrëdhënie keni me Berishën?Kam marrëdhënie konstante, korrekte, e respektoj shumë distancën, krijoj një situatë vakumi me të tjerët që as të mos i dëmtoj, as të më dëmtojnë. Nuk kam asnjë lloj përpjekje për afrimitet.A është rrudhur PD në 7-8 emra?Problemi nuk është tek numri, por disa prej tyre janë konsumuar dhe skanë asnjë domethënie në kuptimin politik, ska ndonjë aftësi të caktuar për të qenë në qeveri dhe ska arsye të mos rigjenerohet.Keni deklaruar se Berisha nuk është i korruptuar?E ushqen konformizmin se është një lider autoritar, nuk mendoj se është i korruptuar se unë nuk besoj se e do pushtetin për korrupsion, nuk është natyra e tij.Qëndrojnë akuzat e opozitës?Këto supozime duhet të vërtetohen. Që një investitor i huaj të investojë në Shqipëri nuk ka nevojë për miq, pasi jemi ne që kërkojmë investitorë, duhet të futim në punë logjikën. Me sa di unë ai personazhi që ka akuzuar është paraqitur për një investim në një kampus energjik në Durrës, ne kemi nevojë për energji dhe se besoj. Ai do korruptohej nëse investitorët e huaj mezi do arrin të depërtonin në vendin tonë, në një kohë që jemi ne që i kërkojmë, unë spërjashtoj faktin se ka zyrtarë të korruptuar, por ata ose janë larguar menjëherë ose e kanë bërë publik problemin. Këto janë akuza sa politike aq edhe mediatike, nuk janë shumë të qarta, askush nuk ka shkuar në gjykatë për këto akuza. E dyta unë i gjykoj gjërat në aspektin normal. Akuzat e babaza motivojnë korrupsionin, praktikisht krijohet psikoza e korrupsionit, që asgjë sblehet pa lekë.Pse PD se ka më betejën e korrupsionit, kishte shanset ta fitonte këtë betejë?Korrusionin smund ta luftosh dot jashtë instrumentave që ke në dispozicion, ne skemi bërë pjesën që na takon ne. Administrata duhet të kishte qenë shumë më e ashpër në luftën ndaj korrupsionit.PD feston 22 vjetorin e krijimit të degëvenë rrethe, keni parë ndonjë ndryshim?Ne duhej të ndryshonim shumë për të paraqitur një ide të re para elektoratit, nuk ka ndodhur. Nuk shoh që të ketë ndryshime të natyrës që mendoj unë.Listat, ka një raportim që Berisha do i hartojë vetë, cmendim keni?Listat i ka zgjedhur vetë gjithmonë, ka kritere, ka një përvojë të gjatë politike, kriteret i ka sa personale aq dhe politike. Ndoshta i diskuton me një grup të ngushtë, por mendoj se edhe ndikimi i tyre është shumë i vogël.Do jeni në listë ju?Nuk varet prej meje, derisa jam angazhuar gjithcka që bëj është që PD të jetë një parti fituese, nuk e kam jetike. Nëse PD do më kandidojë normalisht që do marr pjesë. Do ketë figura të reja, PD është e detyruar pasi një pjesë e tyre janë konsumuar. Figurat e reja duhet të kenë disa kushte politike që të qëndrojnë të tillla.Si ju duket slogani elektoral?Ideja nuk është e re, duhet të jetë i kuptueshëm, nga pikëpamja teknike është jo i duhur, sduhet të ishte i përbërë. Mundësia për ndryshim ekziston përherë.Cmendim keni për privatizimet?Ai i CEZ ishte i gabuar derisa rezultoi me një përfundim të tillë. Megjithatë unë jam kundër sektorit shtetëror, aty ku i lihet në dorë biznesit funksion më mirë. Si ide privatizimi ka qenë e mirë, realizimi duhet bërë më shumë kujdes.A është rrezik FRD për një humbje të PD?Jo, nëse PD humbet do jetë vetëm prej saj. FRD medoj se nuk do të ketë sukses.Po për koalicionet, ka qenë e ndershme marrëveshja me LSI?Marrëveshja quhet e padrejtë për shkak të ideologjive. Ky sistem i bën partitë e vogla shumë agresive ndaj pushtetit. Kjo con në një funksionim mekanik të koalicionit, është më mirë të shkosh në zgjedhje sesa të bashkëpunosh jashtë logjikës politike.A mund të fitojë PD një mandat të tretë?Mendoj se po nëse paraqitet më serioze sec ka qenë në mandatin e fundit. Do duhet nja 10 vjet që të shkojmë në zgjedhje të rregullta në një sitem që është i parregullt në të gjitha nivelet, smund të ketë zgjedhje të rregullta sic bëhen në vendet demokratike. Por mendoj se nuk do të ketë manipulim të strukturuar të zgjedhjeve.