Treni i fundit drejt BE, Bello: Palët duhet të rimarrin dialogun për votimin e 3 ligjeve

Në përgjigje të porosisë së lëshuar mbrëmjen e sotme nga Brukseli të eurokomisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fule, deputeti socialist Marko Bello deklaron se palët politike duhet të rimarrin dialogun mes tyre, për ti dhënë zgjidhje integrimit të vendit. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Bello e sheh të mundur këtë hap vetëm nëse do të ketë lëshime nga ana e mazhorancës, me cfarë nënkupton zhbllokimin e qarkut të Fierit dhe vetë pushtetit gjyqësor.“Nuk na shqetëson akuza në vetëvete si akuzë, problemi është që integrimi i vendit dhe anëtarësimi i tij në BE na shqetëson të gjithëve. Është kryer një proces i gjatë dhe ne kemi dhënë një kompromis pa kushte. Nëse ne do ishim sot në pushtet do ti kishim zgjidhur këto ngërce, do kishim zhblluar qarkun e Fierit. Në 2001 pranuam sugjerimet e OSBE-së. Nga ana e mazhorancës shohim një qëndrim të ngurtë. Në qershor do të jetë një samit i fundit. Duhet tentuar rimarrja e dialogut mes forcave politike, duhet një lirshmëri nga të dyja palët. Opozita po kërkon disa rregulla loje.Bëhet fjalë për interesat e vendit. Nuk bëhet fjalë për 3 sekondat e Topallit, por për funksionim të institucioneve. Mazhoranca jo vetëm të zhbllokojë Fierin, por të heqë dorë nga ozurpimi i pushtetit të gjyqësorit” tha ai.Ndërsa çdo ditë zhvendosemi drejt zonës së nxehtë në këtë fushatë elektorale, Bello shprehet se Shqipërisë i nevojitet rrotacion politik, për të ndaluar greminën në të cilën është zhytur vendi.E për këtë ai ka shtuar se PS do të mobilizohet  fort për të mbrojtur denjësisht votën e sovranit në 23 qershor.“Do jetë një fushatë e nxehtë, me akuza nga opozita por edhe me alternativa, një fushatë më e mirë se ajo e kaluara, kemi një opozitë që kërkon të vijë në pushtet duke marrë dhe mendimin e shumicës që sduan më këtë mazhorancë, duhet një rrotacion. Kemi një mazhorancë që pretendon se ka bërë arritje por ska bërë asgjë. Ne kemi përgjegjësi të ndalojmë këtë rënie ku po shkon Shqipëria.Ky polarizim është i frikshëm, në kurriz të shqiptarëve po pasurohet një grup i vogël njerëzish. Anëtarësia e PS sështë asgjë para votuesve tanë që janë të shumtë,  të cilët na kanë bërë vërejtje se nuk është mbrojtur vota.  Ne kemi përgjegjësinë për të lënë një Shqipëri më të shëndoshë nga ajo që gjejmë” deklaroi Bello.Por nëse Bello është i bindur në rrotacion, këtë e argumenton me keqqeverisjen e mazhorancës, ku  bën një panoramë të gjendjes në të cilën gjendet vendi, madje duke deklaruar se Shqipëria është në recesion ekonomik, është në stanacion, dhe për zgjidhjen e kësaj situate PS në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së saj do të ndërhyjë me një paketë reformash.“Kemi pasuri të shqiptarëve që po shiten për pak para. Hidrocentralet që shiten prodhojnë energji që kompania shtetërore e blen me një cmim të arsyeshëm. Kur këto të privatizohen energjinë do ta blejnë më shtrenjtë dhe kjo rëndon në kurriz të shqiptarëve. Të gjitha këto para do paguhen nga taksapaguesit. Shumë shpejt ne do shpalosim disa elementë jetikë të programit tonë. Ka nevojë për programe të majta, që u vinë në ndihmë shtresave të marxhinalizuara. Nga viti në vit papunësia rritet, biznesi është në koalps, ai i vogël në falimentim e sipër. Ne jemi në një recesion, stanacion, PS që në 100 ditët e para do të ndërhyjë me reforma të rëndësishme për të ndaluar këtë situatë” theksoi Bello.Nëse gaboi në strategjinë e saj përkundrejt aletaëve në 2009, PS vjen në këtë fushatë me dyer të hapura për subjektet politike, por edhe shtresa të shoqërisë që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar.Në këtë hapje të PS sipas Bellos nuk bën përjashtim as LSI.“Ky sistem politik favorizon koalicionet e mëdha, një nga difetet e PS ishte se koalicioni i saj ishte më i vogël, kjo ishte arsyeja që PS po shkon drejt një koalicioni  më të gjerë. Ne duhet të thithim jo vetëm parti politike, por edhe shtresa të shoqërisë që sjanë të përfaqësuara politikisht. Zgjedhjet nuk fillojnë vetëm në 23 qershor, përballë kemi jo vetëm  një parti, por një shtet të tërë, po marrim masa të neutralizojmë implikimin e saj.  Ne marrim në konsideratë aktorët politikë me peshë apo pa peshë.Kur themi që koalicioni është i hapur ne nënkuptojmë edhe LSI, packa se shkojmë të bindur se do ti  fitojmë më vete” tha ai.