Nju Jork, “beteja” për emrin e Maqedonisë drejt përfundimit

Ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic ka përshpejtuar dinamikën e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, i cili ka një historik dy dekadash dhe po pengon procesin eurointegrues të Maqedonisë.Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork mëson se, zgjidhja për kontestin tashmë është arritur, ndërsa në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis do të përpunohen idetë të cilat nga ndërmjetësi i OKB-së, vlerësohen si konstruktive dhe përgatitura me kujdes nga palët në bisedime.Maqedonia duhet të zgjedhë mes dy propozimeve të emrave: Republika e Maqedonisë së Vardarit ose Republika Veriore e Maqedonisë.Athina zyrtare ka kërkuar nga kreu shtetëror i Maqedonisë që të zgjedhë njërin nga këto dy emra edhe atë, me atë radhitje të fjalëve, gjë që qeveria e ka pranuar.VMRO-DMPNE ka njoftuar sot opinionin se referendumi mbetet mekanizmi bazë nëpërmjet të cilit qytetarët do të deklarohen lidhur me pranimin e ndonjë propozimi për zgjidhjen e kontestit të emrit."Nuk ka asgjë të fshehtë në këto bisedime. Çdo zgjidhje e mundshme do të duhet së pari të kalojë në referendum dhe qytetarët të japin miratimin e tyre. Kujtojmë të gjithë se në fillim Cërvenovski ishte kundër referendumit, por kujtojmë gjithashtu se referencën IRJM, Cërvenkovski ua imponoi në katër sy qytetarëve", thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.