Maqedoni, Gruevski nesër takon Thaçin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nesër pritet të realizojë një takim kokë më kokë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.Sipas burimeve të gazetës “Dnevnik”, takimi mes Gruevskit dhe Thaçit do të mbahet në Qeverinë e Maqedonisë dhe i njëjti është iniciuar nga vetë kryeministri.Mësohet se, dy ish- partnerët qeveritar në takim do të bisedojnë për krizën politike, zgjedhjet ardhshme lokale si dhe procesin eurointegrues të Maqedonisë.Përkundër përpjekjeve, të mediave nuk është mundur të merret një konfirmim për takimin e mundshëm mes Thaçit dhe Gruevskit.