Video tronditëse/Tragjedia në Lampeduza, hedhin të vdekurit për të shpëtuar të gjallët

Mediat italiane kanë publikuar një video të operacionit të shpëtimit nga marinsat gjatë tragjedisë në Lampeduza, ku një anije me të paktën 500 emigrantë u mbyt.Marinarët tregojnë se me urdhër të komandantit hidhnin njerëzit e vdekur në det për të shpëtuar të gjallët.Në video tregohet qartë një kufomë, rrobat e të cilit i kishte marrë deti, aq sa nuk arrihej të kuptohej nëse ishte femër apo mashkull. Me pas duket një djalë i cili bërtet dhe ishte kapur pas trupit dhe nuk e lëshonte sikur ta kishte një varkë.Trupi ishte i bardhë dhe i fryrë, që e bënin të tmershme për të parë pamjen e një trupi të mbytur. Por për atë djalë ka qenë i ati, apo e ëma.Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2013, ku mbi 300 klandestinë rezultuan të mbytur dhe të zhdukur.