PD sulmon Qeverinë për buxhetin, rriten vetëm shpenzimet e luksit
Tiranë - Partia Demokratike ka sulmuar sërish Qeverinë mbi rishikimin e buxhetit të vitit 2014, duke e cilësuar mjaft problematik për ekonominë e vendit.Të mbledhur bashkë, deputetët e Komsionit të Veprimtarisë Prodhuese theksuan se Qeveria ndryshe nga sa propogandon, ka ulur fondet për arsimin, të papunët, shëndetësinë, investimet publike dhe për ish-të përdjekurit, ndërsa ka rritur shpenzimet e luksit me 1.2 miliardë lekë.Deputetët e opozitës e vunë theksin edhe në injorimin e skandalit me CEZ, ku sipas tyre, shteti shqiptar ka një dëm prej 3 miliardë eurosh.Kryetarja e Komsionit të Shëndëtësisë Albana Vokshi u shpreh se pavarësisht fondeve të shtuara në shëndetësi , ky sektor përballet me probleme të mëdha, ndërkohë që Qeveria e ka fshirë nga memoria premtimin për shëndetësi falas.Oranews.tv