Hado: Barazimi i pensioneve, fermerët e kanë vetë në dorë të përfshihen

Tiranë - Astrit Hado, Nëndrejtor i ISSH-së, ka sqaruar në "Ora News" sesi do të arrihet barazimi i pensioneve fshat - qytet me skemën e re të sigurimeve shoqërore që hyn në fuqi më 1 janar 2015.I pyetur nga gazetarja Denisa Pasholli, nëse ky barazim do të jetë i mundur, Hado tha: "Absolutisht që do të jetë e mundur për një arsye shumë të thjeshtë: Është përcaktuar një standart unik për të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të thotë se të gjithë ata do të trajtohen me të njejtin standart, me të njejtin metër, që do të thotë se ka një skemë pensionesh, ka një mënyrë llogaritjeje si për ata që banojnë në fshat, edhe për ata që banojnë në qytet, ka të njejtat kritere për përfitimin e pensioneve dhe pastaj është në dorë të kontribuesve urbanë apo ruralë që të përfshihen ose jo në këtë skemë.Ka një problem, skema e pensioneve për fshatin, sepse është një sigurim shoqëror i detyrueshëm, por që ne praktikisht po operojmë mbi baza vullnetare spse nuk ka mjete dhe nuk ka mundësira reale me këtë zhvillim që ka bujqësia shqiptare, e vogël, familjare, të mund t'i detyrosh fermerët të paguajnë me detyrim. Plus kësaj, 24 vjet kemi që jemi shkëputur nga regjimi komunist dhe ka pasur një sistem tjetër punësimi dhe vlerësimi, tjetër për anëtarët e ish-kooperativave dhe tjetër për ndërmarrjet shtetërore. Të gjitha këto kanë çuar në atë që kemi dy skema të ndryshme: Një skemë është për fshatin dhe një për qytetin.Pensionistët që do të dalin në pension në 1 janar, - tha Hado, - nuk do të kenë ndonjë diferencë të madhe me pensionistët që ata që do të dalin më 31 dhjetor. Pra, diferenca ndërmjet atyre që do dalin në pension me ligjin aktual dhe atyre me ligjin e ri nuk është e madhe. Së paku, për pensionet minimale në janar ju garantoj se janë dikur 2 mijë lekë të vjetra më shumë se pensionet minimale aktuale."ar.sh/Oranews.tv