Vjen serish tetori gjerman, aktivitete të shumta në të gjithë vendin

Për të 8-in vit radhazi tetori gjerman do të mbushë me aktivitete kulturore, artistike dhe tradicionale vjeshtën shqiptare.Gjatë prezantimit të kalendarit ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann tha se kjo traditë e bukur i njeh shqiptarët me traditat e kombit gjerman.“Ideja kryesore e tetorit gjerman është një ide konkrete, pikërisht bërja bashkë e njërëzve nga vende të ndryshme, lidhja dhe zgjerimi i rrjeteve të këtyre lidhjeve. Gjithashtu stimulimi dhe nxitja e mëtejshëme e diskutimeve, si dhe të mësojmë më tepër për njëri tjetrin dhe rreth njëri-tjetrit. Në këtë kontekst do të kemi një aktivitet të rëndësishëm, një ekspozitë me këtë tematike historike, e cila do të mbajë titullin Diktatura dhe Demokracia në Epokën e Ekstremeve.”Pjesë e aktiviteteve është edhe vënia në skenë e pjesës së dramaturgut gjerman me titull “Hamlet makina” me regji të Stefan Çapalikut.Aktivitetet e tetorit gjerman nuk do të përgjëndrohen vetëm në Tiranë, por do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë.