Gjyqi i Arben Frrokut, mungon sërish dëshmia, avokati: Akuza është në hall

Tiranë - Mosardhja e dëshmitarit të prokurorisë, Arben Ndokës, për të tretën herë në gjyqin ndaj Arben Frrokut, që akuzohet se ka vrarë Komisarin e Policisë, Dritan Lamajn, ka sjellë acarim mes organit të hetimit dhe avokatëve mbrojtës.Ndoka është një nga provat kryesore që ka akuza. Ai pretendon se natën e vrasjes së Lamajt, ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, gjë e cila kundërshohet fort nga Froku. Duke mos dhënë shumë detaje për seancën gjyqsore me dyer të mbyllura, avokati Genc Gjokutaj është shprehu se “akuza është në një moment shumë të vështirë të saj."Pavarësisht pretendime të ngritura nga i akuzuari dhe mbrojtësit e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që javën e ardhshme të sjellë në gjykatë provën e saj, për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut. Mësohet se Arben Ndoka me gjeneralitete të ndryshuara, do të dëshmojë me video -konferencë, për arsye sigurie.Oranews.tv