Në prag të dialogut Shqipëri-BE, Gjosha: Opozita t’i kthehet Parlamentit

Në prag të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, mazhoranca shton thirrjet për rikthimin e opozitës në Kuvend.Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ftoi demokratët, që tryeza e integrimit, të shërbejë një pikë kthese, që pakica të zërë vendin e saj në Kuvend.“Shpresojmë që shumë shpejt opozita shqiptare, t’i rikthehet Parlamentit. Ka premtuar që do të jetë pjesë e dialogut të nivelit të lartë, që do të organizohet më datë 29 shtator, ku komisioneri Fyle vjen për herë të fundit në Shqipëri, si komisioner për zgjerimin dhe shpresojmë që kjo datë të shënojë një kthesë të dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës për të vazhduar më pas me pjesmarrjen e tyre në të gjitha seancat parlamentare”, tha Gjosha.Apelin numri një i ministrisë së Integrimit, e lëshoi gjatë një bashkëbisedimi me nxënësit e shkollës  "Harry Fultz" në kryeqytet për procesin integrimit.Mbi këtë moto, ministrja ka çelur një ekspozitë lëvizëse me momentet kyçe të integrimit, që nisin që nga vitit '91 ku shqiptarët lëshuan thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe deri në 2014, kur vendi gëzon statusin e kandidatit.