Haxhinasto: Në patentat kombëtare të shtohen elementë sigurie

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit në Drejtorinë Rajonale të Transportit në Tiranë, kërkoi nga qytetarët që të dononcojë rastet e abuzimeve. Ai gjithashtu kërkoi që në patentat kombëtare të shtohen elementë të sigurisë, të cilët janë në patentat ndërkombëtare.“Ka një përmirësim të dukshëm të punës në këtë institucion, por mund të them që ka vend për ndërhyrje të mëtejshme. Janë disa masa të cilat aktualisht ndodhen në Parlament për tu miratuar në kuadër të ndryshimeve të kodit rrugor, por gjithashtu janë edhe disa hallka të tjera në procesin e shërbimeve që ofrohen këtu, të cilat mund të thjeshtohen”, tha Haxhinasto.Ministri i Transportit dhe infrastrukturës ka inspektuar procesin e regjistrimit të automjeteve dhe ecurinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ku si qëllim ishte transparenca ndaj qytetarëve.