Rama garanton: Nesër financojmë ish-Kënetën, do ta bëjmë 'Durrësin e Ri'
Durrës – Zona e ish-Kënetës në Durrës pritet të përfitojë nesër një fond të posaçëm nga Qeveria, e cila ka planifikuar ta shndrrojë këtë zonë në një qytet, në Durrësin e Ri. Garancinë e ka dhënë sot Kryeministri Rama nga Durrësi, ku ndodhej për të ndarë një mijë legalizime banesash."Nesër do të miratojmë në parlament një program plus investimesh për muajt e mbetur, tha Rama. - Një nga pjesët e këtij programi është një investim shumë i fortë që do të bëjmë në të gjithë zonën e Kënetës në Durrës, në Durrësin e ri, po themi.Ju i thoni Durrësi i ri, por ajo akoma Këneta është. Kështu që, Durrësi i ri do të bëhet pasi të legalizojmë shtëpitë, pasi të bëjmë edhe investimet e duhura, rrugët, ndriçimin, kopshtet, çerdhet. Atëherë do të jetë tamam Durrësi i ri, tani është Këneta, që të paktën shpëtoi nga rrënimi i mëtejshëm. Aty duhet të lindim Durrësin e ri, nuk duhet të rilindim Kënetën.Ne nuk do të lëmë në baltë askënd nga ata që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre dhe që i kanë dhënë formë me tulla dhe me tjegulla, ëndrrës që i ka sjellë nga larg ose nga afër në kënetën e Durrësit apo në zonat përreth qyteteve të mëdha."Po ashtu, një mijë familje në qytetin e Durrësit kanë marrë në duar sot, dokumentin e legalizimit të shtëpisë së tyre nga Rama, që ka marrë përsipër t’ua japë këtyre familjeve, “pa pritur që të vijë fushata e radhës, - siç u shpreh. - Nuk do të legalizojmë ndërtesa buzë detit apo liqenit, - tha ai, - por do të legalizojmë mijëra e mijëra familje që kanë ndërtuar për të jetuar.”Rama tha në fjalën e tij se qeveria e kaluar bëri vetëm 2407 legalizime për 8 vjet, kurse të majtët në pushtet do ta vazhdojnë procesin me intensitet derisa ta përfundojnë plotësisht atë.Nga ana tjetër, Ram ka ritheksuar se "ne nuk kemi për të falur asnjë që ka zaptuar për qëllime fitimi jo për shtëpi, pjese që i takojnë të gjithëve dhe që ka penguar dhe pengon që Shqipëria të dali në dritë ashtu siç e meriton.Është e papranueshme dhe e pamundur që të tolerohet që të legalizohen dhe të qëndrojnë për gjithë jetën me tapi, lokale nga me të shëmtuarit që shëmtojnë bukurira të jashtëzakonshme, qoftë në bregdet, qoftë në Liqenin e Pogradecit, qoftë në qytete. Apo është e patolerueshme që sot të këtë akoma njerëz që kujtojnë se mund të zaptojnë tokë, mund të zaptojnë trotuare, mund të zaptojnë mesin e lagjes dhe të ngrijnë lokale. Të gjitha këto nuk do të kenë asnjë shans të shpëtojnë. Dhe të gjithë ata të cilët venë sot një tullë pa leje nuk kanë më asnjë shans që të mos ndëshkohen," - paralajmëroi ai.ar.sh/Oranews.tv