Këshilli i Ministrave: Forcat “Shqiponja” ndryshojnë ngjyrë dhe logo

Qeveria ka miratuar një vendim ku ndryshon uniforma e policisë të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit.  Vendimin e ka marrë kryeministri Edi Rama pas propozimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që  ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit do të jenë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme  “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo të re.vendimi 2