PD në prag të Kuvendit Kombëtar, përgatitet me kujdes çdo detaj

Tiranë - Partia Demokratike, po i jep dorën e fundit organizimit për ngjarjen më të madhe pas zgjedhjeve të 23 Qershorit për të ardhmen e kësaj force poltike, Kuvendin Kombëtar.Kuvendi Kombëtar, i cili mblidhet pas 5 vjetësh, por tashmë më një lider të ri që e udhëheq Partinë Demokratike në opozitë, do t’i fillojë punimet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërkohë që pritet të jetë maratonë për nga zhvillimet.Do të jenë rreth 300 vendvotime, ku delegatët do t’i drejtohen kutive për të votuar për Këshillin e ri Kombëtar, ndërkohë që akoma nuk është përcaktuar mënyra e votimit për ndryshimet në statut.Në ditën e parë është parashikuar që të mbajnë fjalimet, 53 kryetarët e degëve në të gjithë vendin, përfshirë dhe liderin e tyre Lulzim Basha.Pas këtyre fjalimeve, Kuvendi Kombëtar do të fillojë diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në “kushtetutën” e kësaj partie, Statusin e saj, për të kaluar më pas në votimin e Këshillit Kombëtar, që do të zgjedhë strukturat drejtuese.Risia do të jetë se Këshilli Kombëtar pritet të jetë më i gjerë se sa e kemi parë në vitet e kaluara, ndërkohë që deputetët do të jenë anëtarë të mënjëhershëm.Ajo ç’ka mund të sjellë probleme në aspektin oragnizativ është pjësëmarrja e lartë e delegatëve dhe e të ftuarëve. Në Pallatin e Kongreseve parashikohen rreth 2200 vende në sallën e madhe, por organizatorët e PD-së mund të shfrytëzojnë dhe ambientet e tjera, përfshirë hollin kryesor.Oranews.tv